Gjykata amerikane dënon hakerin e ‘Bitcoin’
Një haker është dënuar me pesë vite burg në SHBA për një prej vjedhjeve më të mëdha të kriptomonedhave. Sasia e vjedhur e BITCOIN, me vlerën e sotme do të kishte një vlerë prej disa miliard dollarësh
Një gjykatë amerikane ka dhënë dënimin me 5 vite burg për hakerin amerikan, i cili realizoj vjedhjeve më të mëdha të kriptomonedhave.
Ilya Lichtenstein u deklarua fajtor vitin e kaluar në çështjen që përfshinte shkëmbimin e kriptomonedhave Bitfinex që u hakerua në vitin 2016 dhe vjedhjen e pothuajse 120,000 bitcoin.
Ai pastroi kripto-monedhat e vjedhura me ndihmën e gruas së tij Heather Morgan, e cila është një këngëtare e muzikën e hip hop.
Në kohën e vjedhjes, bitcoin kishte vlerë rreth 70 milionë dollarë, por ishte rritur në më shumë se 4.5 miliardë dollarë në kohën kur u arrestuan. Me çmimet e sotme ato do të vlejnë më shumë se dyfishi.
Lichtenstein, i cili ka qenë në burg që nga arrestimi i tij në shkurt 2022, shprehu pendim për veprimet e tij. Ai tha gjithashtu se shpreson të zbatojë aftësitë e tij për të luftuar krimin kibernetik pas vuajtjes së dënimit.
Ndersa partnerja e tij, Morgan gjithashtu u deklarua fajtor vitin e kaluar për një akuzë të komplotit për të kryer pastrim parash. Ajo do të dënohet më 18 nëntor. Sipas dokumenteve të gjykatës, Lichtenstein përdori mjete dhe teknika të avancuara për të hakuar në Bitfinex.
Pas hakimit, ai kërkoi ndihmën e Morgan për të pastruar fondet e vjedhura. Metodat përfshinin përdorimin e identiteteve fiktive, kalimin e fondeve në kriptovaluta të ndryshme dhe blerjen e monedhave ari.
Lichtenstein, i cili lindi në Rusi, por u rrit në SHBA, takonte korrierët gjatë udhëtimeve familjare dhe i kthente paratë e pastruara në shtëpi, thanë prokurorët.
Burimi