Gjithçka që duhet të dini rreth miomave të mitrës

Gjithçka që duhet të dini rreth miomave të mitrës

Miomat (fibroidet) e mitrës janë rritje jo kanceroze të indit muskulor të mitrës. Mioma mund të shfaqet si një miomë e vetme ose më shumë mioma dhe me madhësi të ndryshme.
Disa veçori të përgjithshme
Zakonisht prekin femrat ndërmjet moshës 30 dhe 40 vjeç.Nëse janë shfaqur në moshë më të re, miomat/fibroidet rriten më shpejt.Prania e miomës tek një anëtar i rrethit të ngushtë në familje tregon një rritje rreziku për ju.Mbipesha (obeziteti) dhe presioni i lartë i gjakut janë faktorë rreziku shtesë që rrisin mundësinë e shfaqjes së miomave
Simptomat
Miomat (fibroidet) mund të shkaktojnë simptoma shumë të lehta, mund të mos keni fare simptoma, por ato mund të jenë edhe serioze si p.sh.
Presion në fshikëz ose rektumUrinim i shpeshtëMosmbajtje e urinës (urinim i pavullnetshëm, i pakontrolluar)Kapsllëk dhe/ose dhimbje rektaleDhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe/ose në barkFryrje, parehati të shoqëruara me dhimbje në zonën e stomakutNdryshime në ciklin menstrual, gjakderdhje të rëndë
Çfarë i shkakton fibroidet?
Ende nuk ka një përgjigje konkrete se çfarë i shkakton saktësisht miomat, megjithatë, është konfirmuar se rritja e tyre lidhet me hormonet femërore estrogjen dhe progesteron. Hulumtimet tregojnë se gjasat janë më të mëdha për shfaqjen e miomave nëse cikli juaj menstrual ka filluar në një moshë më të re.
Komplikimet e mundshme të cilat shfaqen si pasojë e pranisë së miomave
Anemia. Disa gra me mioma/fibroide që kanë gjakderdhje jashtëzakonisht të rëndë gjatë ose para/pas menstruacioneve. Si pasojë, ato bëhen anemike, me ndjenjë lodhjeje dhe mungesë energjie, dhe në raste të rënda deri në probleme me zemrën.Probleme me fertilitetin dhe shtatzëninë. Në disa raste, miomat/fibroidet mund të bllokojnë tubat fallopiane, ose nëse rriten përgjatë murit të brendshëm të mitrës, mund ta bëjnë të vështirë ngjitjen e një veze të fekonduar.Miomat më të mëdha mund të pësojnë shpërbërje të brendshme, copat e të cilave shpërndahen në qarkullimin e përgjithshëm në trupin e gruas.
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?
Nëse keni gjakderdhje të madhe gjatë menstruacioneveNëse ciklet menstruale janë bërë më të dhimbshme se më parëNëse keni urinim të shpeshtë ose pamundësi për të kontrolluar rrjedhjen e urinësNëse keni ndryshim në kohëzgjatjen e menstruacioneveNëse keni dhimbje ose rëndesë në pjesën e poshtme të barkut ose legenitNëse planifikoni shtatzëni gjatë ekzistencës së miomësNëse jeni anemik.
Burimi