Gaza mes bombardimeve dhe krizës humanitare
Të paktën 42 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës, ndërsa forcat izraelite vijuan me bombardimet e tyre ndaj zonave qëndrore.
Ndërsa Izraeli përshkallëzoi bombardimet e tij në territorin e rrethuar, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se më shumë se dy milionë njerëz janë të bllokuar në Rripin e Gazës me pak akses në ushqim dhe pa qasje në ujë të pijshëm.
Ndërkaq ushtria izraelite ka bërë të ditur se forcat e saj ajrore goditën një objekt të përdorur nga Hezbollahu që mbante raketa me rreze të mesme në Libanin jugor.
Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit. Pavarësisht se sulmi ajror i Izraelit ishte i pari që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, deri më tani marrëveshja po zbatohet në masë të madhe.
Familjet libaneze të zhvendosura nga shtëpitë e tyre pranë kufirit jugor po i rikthehen normalitetit. Por trupat izraelite mbeten të stacionuara brenda territorit libanez në qytete përgjatë kufirit.
Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) shprehu optimizëm se disa nga objektet shëndetësore në Liban të mbyllura gjatë më shumë se një viti konflikti do të jenë funksionale së shpejti, nëse armëpushimi qëndron.
Burimi