Garda Civile Spanjolle dërgon 5200 ushtarë në zonat e përmbytura
👁1510
Garda Civile Spanjolle ka forcuar praninë e saj në zonat e përmbytura dhe ka dërguar sot 5200 ushtarë nga e gjithë Spanja në provincën e Valencias.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate vetë strukturam duke sqaruar se deri më tani janë kryer mbi 36.115 operacione shpëtimi dhe janë arrestuar 35 persona për grabitje.
Për dhënien e ndihmës, ushtarët kanë në dispozicion 560 fuoristrada, 10 varka të lehta, 7 helikopterë dhe 69 dronë.
Ndërkohë vijojnë kërkimet për personat e zhdukur dhe restaurimi i banesave, rrugëve dhe infrastrukturës.
Burimi