![Fundosja e jahtit në Itali, flet marinari: Zgjova kapitenin, anija u anua dhe u hodhëm në det](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/fundosja-e-jahtit-ne-itali-flet-marinari-zgjova-kapitenin-anija-u-anua-dhe-u-hodhem-ne-det_66d3fffad990e.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Fundosja e jahtit në Itali, flet marinari: Zgjova kapitenin, anija u anua dhe u hodhëm në det
Matthew Griffiths, marinari i jahtit superluksoz “Bayesian” që u mbyt në brigjet e Palermos në Itali, ka treguar momentet e tragjedisë.
Në dëshminë e tij për autoritetet italiane, ai ka thënë se kur moti mori kthesë të papritur dhe deti u egërsua, të gjithë ishin në gjumë.
“E zgjova kapitenin. Ai dha urdhër që të zgjojmë gjithë të tjerët. Më pas hodha jastëkët dhe mbylla dritaret. Anija u anua dhe ne u hodhëm në det. Arritëm të ktheheshim dhe u përpoqëm të shpëtonim ata që mundëm. Shpëtuam këdo që mundëm, madje kapiteni shpëtoi vajzën e vogël me nënën e saj”, ka thënë marinari.
Në hetim për këtë ngjarje është kapiteni i jahtit superluksoz, James Cutfield.
Nga 22 persona në bordin e jahtit, shpëtuan 15. Në mesin e viktimave ishin edhe pronari i jahtit dhe manjati britanik i teknologjisë Majk Linç dhe Xhonatan Blumer, presidenti i bankës së madhe ndërkombëtare Morgan Stenli.
Burimi