Forcat izraelite sulmojnë spitalin ‘Kamal Adwan’ në veri të Gazës

Forcat izraelite sulmojnë spitalin ‘Kamal Adwan’ në veri të Gazës

Dëshmitarët okularë raportuan se ushtarët izraellitë sulmuan spitalin ‘Kamal Adwan’, në veri të Gazës, duke i udhëzuar pacientët të lëviznin në oborrin kryesor.

Ndërkohë, drejtori i spitalit vuri në dukje se disa xhama në dhomat e pacientëve u thyen, për shkak të granatimeve të vazhdueshme nga forcat izraelite. 

Mbrëmë, spitali ishte i rrethuar, me mjete ushtarake izraelite që gjuanin mbi objektin, duke rrezikuar fëmijët e sëmurë brenda.

Për më tepër, ushtarët bllokuan ndihmën thelbësore për të arritur në spital, ku mbi 15 pacientë kanë nevojë urgjente për operacione që janë të pamundura për t’u kryer në kushtet aktuale të rrethimit. 

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmin e saj në veri të Gazës, në mes të një rrethimi mbytës që ka lënë dhjetëra mijëra njerëz pa ushqim dhe ujë.

Sulmi, i cili filloi më 5 tetor, është episodi i fundit në ofensivën brutale të Izraelit që ka vrarë afro 42,800 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur më shumë se 100,400 që nga tetori 2023.

Sulmi izraelit ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e territorit mes një bllokade të vazhdueshme, që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve./ Waffa Agency.
Burimi