Europol arreston 51 persona dhe çmonton platformën e koduar të komunikimit

Europol arreston 51 persona dhe çmonton platformën e koduar të komunikimit

Europol arrestoi 51 persona në lidhje me një softuer famëkeq të koduar, i njohur për trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe pastrimin e parave. 
Të dyshuarit janë të lidhur me Ghost, një platformë që ka fituar popullaritet me kriminelët për veçoritë e saj të sigurisë. 
Platforma i lejon përdoruesit të dërgojnë një mesazh me një kod specifik që mund të vetëshkatërrojë të gjitha mesazhet në atë pajisje, duke i lejuar kriminelët “të shmangin zbulimin, të kundërshtojnë masat mjeko-ligjore dhe të koordinojnë operacionet e paligjshme përtej kufijve”, vazhdoi Europol. 
Europol vlerëson se “disa mijëra” njerëz përdornin mjetin dhe se “rreth njëmijë” mesazhe në ditë dërgoheshin në platformë. 
“Sot ne e kemi bërë të qartë se pavarësisht se sa rrjetet kriminale të fshehura mendojnë se janë, ata nuk mund t’i shmangen përpjekjeve tona kolektive,” tha në një deklaratë për shtyp Catherine De Bolle, drejtoresha ekzekutive e Europol. 
Nga të arrestuarit, 38 janë australianë, 11 janë irlandezë, një kanadez dhe një tjetër italian me lidhje me grupin mafioz Sacra Corona Unita. 
Në kuadër të operacionit të tyre, Europol gjithashtu sekuestroi mbi 1 milion euro para në dorë, çmontoi një laborator australian të drogës dhe parandaloi disa “kërcënime për jetën”. 
Europol krijoi një grup pune të përbashkët me forcat policore nga nëntë vende sepse gjetën serverë Ghost në Francë dhe Islandë, pronarë në Australi dhe asete financiare në Shtetet e Bashkuara./ Euronews – Syri.Net
Burimi