Erdogan: Si SHBA-ja mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
👁992
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se lufta në Ukrainë do mund të përfundojë lehtësisht nëse administrata e SHBA-së nën drejtimin merr një qasje të bazuar në zgjidhje.
“Ne mund ta mbyllim lehtësisht këtë luftë nëse shohim një administratë Trump që i qaset çështjes me një perspektivë të bazuar në zgjidhje. Më shumë dialog, diplomaci, marrëveshje do t’i hapin derën paqes, jo armëve, bombave dhe konfliktit”, tha Erdogan.
Siç shkruan Reutres, Erdogan shtoi në një intervistë se përpjekjet e vendeve perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, do të përshpejtonin një zgjidhje për konfliktin.
Burimi