Erdogan shpreson që Trump të përmbushë premtimet për t’i dhënë fund konflikteve në Lindjen e Mesme

Erdogan shpreson që Trump të përmbushë premtimet për t’i dhënë fund konflikteve në Lindjen e Mesme

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se shpreson që presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të përmbushë premtimet për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme dhe t’i thotë Izraelit të “ndalojë” agresionin e tij.

Duke folur me një grup gazetarësh gjatë kthimit nga Hungaria, Erdogan tha gjithashtu se ndërprerja e mbështetjes së armëve të SHBA për Izraelin, “do të ishte një fillim i mirë” drejt përfundimit të konfliktit në Liban dhe territoret palestineze.

“Ne duam që ai premtim të përmbushet dhe që Izraelit t’i thuhet të ndalojë”, cituan gazeta Hurriyet dhe media të tjera të thoshte Erdogan të premten.

Turqia është bërë një nga kritikët më të zëshëm të Izraelit, duke akuzuar vendin për kryerjen e gjenocidit në Gaza dhe duke kritikuar ashpër vendet perëndimore për mbështetjen e Izraelit./ AP.
Burimi