Erdogan ndan këngën e krijuar nga AI në mbështetje të Palestinës

Erdogan ndan këngën e krijuar nga AI në mbështetje të Palestinës

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ndau të hënën një këngë të krijuar nga inteligjenca artificiale të titulluar “Bojkot”, kjo për të shprehur mbështetjen e tij për Palestinën.
“Ne qëndrojmë me Gazën dhe vëllezërit tanë palestinezë me zërat, fjalët, lutjet, ndihmën humanitare dhe të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”, tha Erdogan në X, ndërsa postoi këngën e re.
Kënga është krijuar nga deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) të Stambollit, Yucel Arzen Haciogullari duke përdorur inteligjencën artificiale
Përveç inkurajimit të solidaritetit ndërkombëtar kundër veprimeve të Izraelit, Turqia ka  anuluar gjithashtu tregtinë dypalëshe dhe i është bashkuar një rasti në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke akuzuar Izraelin për kryerjen e gjenocidit kundër palestinezëve.
Burimi