Emigrantët/ Qeveria italiane zhvesh nga kompetencat Departamentin e së Drejtës civile dhe emigracionit, vendimin e ka Apeli!
Pas vendimit të fundit të Gjykatës së Romës për të dërguar në Gjykatën Europiane të Drejtësisë Paktin Meloni-Rama, e mos zyrtarizimin e qëndrimit në Shqipëri të 7 emigrantëve nga Egjipti e Bangladeshi, ka reaguar konkretisht qeveria italiane.
Relatorja e ligjjt tashmë të ratifikuar nga Parlamenti i bazuar në Protokollin e nënshkruar në Romë më 6 nëntor 2023 mes dy kryeministrave, Meloni e Rama, Sara Kelany e Partisë Fratelli D’Italia ka prezantuar në Parlament amendamentin shtesë mbi draftin e ri ligjior që forcon kriterin e vendeve të sigurta, duke kërkuar që e drejta e gjykimit për pranimin e qëndrimit të azilantëve në Shqipëri t’i kalojë Gjykatave të Apelit e të mos jetë më kompetencë e Seksionit të së drejtës civile dhe emigracionit në Gjykatën e Romës.
“Për procedimet në lidhje me vlefshmërinë e dispozitës me të cilën komisari i policisë urdhëron ndalimin ose zgjatjen e ndalimit të kërkuesit për mbrojtje ndërkombëtare, si dhe per vleftësimin e masave të marra, Gjykata e Apelit në qarkun e së cilës ndodhet komisari i policisë është kompetenti që miraton masën që i nënshtrohet vërtetimit”, lexohet në tekstin e amendamentit.
Prezantimi i këtij amendamenti ka ardhur pas reagimit të Elon Musk, i cili ndaj vendimit të marrë nga Gjykata e Romës për kthimin nga Shqipëria në Itali të 7 emigrantëve , ka komentuar se “këta gjykatës duhet të largohen”.
Opozita italiane e ka cilësuar këtë amendament të ri të parlamentares Kelany, si “amendamenti Musk”.
Ndërsa deputetja e djathtë është përgjigjur se janë “komente të pa bazuara”.
Burimi