Elon Musk ndan qëllimin ambicioz të shitjeve të Teslas
CEO i Tesla, Elon Musk u ka thënë investitorëve se pret që shitjet e automjeteve elektrike të markës të rriten ndjeshëm në vitin 2025.
Musk ishte jashtëzakonisht pozitiv në fjalimin e tij ndaj aksionerëve kryesorë si pjesë e thirrjes së fitimeve të tremujorit të tretë për vitin 2024 të Tesla-s, duke i atribuar objektivat e rritjes së shitjeve modeleve më të lira.
“Ne jemi ende në rrugën e duhur për të ofruar modele më të përballueshme duke filluar nga gjysma e parë e vitit 2025”, tha Musk.
“Për të rrezikuar pak këtu, dua të jap një vlerësim të përafërt, mendoj se është 20-30% rritje”, shtoi ai.
Megjithatë, miliarderi paralajmëroi se “ngjarjet e forcës madhore” si shpërthimi i një lufte të madhe ose rritja e normave të interesit – mund të ndikojnë në këtë rritje.
Bëhet e ditur se Musk u inkurajua nga shifrat e fundit të shitjeve të kompanisë, e cila shiti 462,890 automjete globalisht në tremujorin e tretë.
Burimi