Eksperimentohet transfuzioni universal i gjakut

Eksperimentohet transfuzioni universal i gjakut

Rruazat e kuqe të gjakut inkapsulohen me veshje siliciumi për të mundësuar transfusion gjaku universal.
Falë nanoteknologjisë është arritur të realizohet kjo teknike, duke bërë që sisitemi imunitar të mos arrijë të njohë grupin e gjakut, gjë që mund të lejoje transfuzion gjaku universal, por edhe mes specieve të ndryshme.
Studimi i një grupi ndërkombëtar kërkimor është publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave PNAS. Studiuesit tregojnë se kanë përdorur një veshje prej silicium për të kamufluar rruazat e kuqe njerëzore, që më pas i kanë bërë transfusion tek kaviet e laboratorit. Procedura nuk ka shkaktuar asnjë pasojë në sistemin imunitar dhe sjellja e tyre ka qenë e njejtë me rruazat e kuqe normale.
Pavarësisht veshjes kimike, ato kanë ruajtur të gjitha funskionet thelbësore, por duke patur aftësi mekanike më të larta, janë treguar më rezistente e mund të ruhen për kohë më të gjatë.
Nëse në eksperimente të mëtejshme do rikonfirmohen rezultatet pozitive, në të ardhmen mund të përdoren për të mbajtur në jetë organe për transplant, në gjak me origjinë nga kafshët, duke kursyer kështu gjakun njerëzor vetëm për proceset e transfuzionit.
Burimi