
E dinit? Ky është qyteti më i lumtur në botë
Aarhus, Danimarkë është shpallur si qyteti më i lumtur në botë, pas indeksit vjetor të kryer nga Instituti i Cilësisë së Jetës.
Aarhaus është shpallur si qyteti më i lumtur për shkak të cilësisë së mjedisit, bashkëpunimit të qytetarëve me qeverinë dhe për avantazhet që u krijon qytetarëve.
Aarhus ofron peizazhe fantastike dhe ka një atmosferë të gjallë. Shpeshherë është cilësuar si “qyteti i buzëqeshjeve”, për shkak të portreteve të qeshur të njerëzve që shohin me kërshëri qytetin.
Aarhus është qyteti i dytë më i madh në Danimarkë.
Muzetë, vendet ku dëgjohet muzikë e mirë, si dhe restorantet e kafenetë janë ndër vendndodhjet e preferuara të turistëve që e vizitojnë qytetin.
Aarhus është gjithashtu një qytet që i jep përparësi gjelbërimit, një të ardhmeje që e mbron natyrën, si dhe ofron zgjidhje ekologjike për banorët.
Renditja e 10 qyteteve më të lumtur:
1- Aarhus
2- Zyrih
3- Berlin
4- Gotenburg
5- Amsterdam
6- Helsinki
7- Bristol
8- Kopenhagën
9- Gjeneva
10- Mynih
Burimi