
Duke pritur fitoren e madhe, Trump dhe Musk do të presin sëbashku rezultatet e zgjedhjeve
👁1150
CEO i Tesla-s, Elon Musk, do të ndjekë rezultatet e zgjedhjeve në Mar-a-Lago në Florida së bashku me kandidatin republikan Donald Trump, konfirmoi Musk gjatë një diskutimi live në platformën e mediave sociale X.
Trump kishte planifikuar të shikonte rezultatet në klubin e tij Mar-a-Lago me familjarë të afërt dhe bashkëpunëtorë, përpara se të fliste të martën në mbrëmje për mbështetësit e mbledhur në një qendër kongresesh aty pranë, sipas burimeve të njohura me organizimin e ngjarjes.
Burimi