Donald J. Trump ‘Fight Fight Fight’ në skulpturë për 60 dollarë

Donald J. Trump ‘Fight Fight Fight’ në skulpturë për 60 dollarë

Një skulturë e re me presidentin e 45-të të SHBA, Donald J. Trump, do të dalë në shitje dhe është vetëm me porosi paraprake duke filluar nga 3 nëntori vetëm dy ditë para zgjedhje presidenciale në SHBA. 
Shtypi anerikan ka njoftuar se ajo është një skulpturë realiste e punuar me profesionalizëm, në njërën anë shkruhet Donald J. Trump “Fight Fight Fight” dhë anën tjetër Zoti e bekoftë Biblën e SHBA-së: “Dita kur Zoti ndërhyri” – nuk shitet në dyqane, por porositet përmes dyqanit  elektronik GodBlessTheUSA.com.
GodBlessTheUSA.com. e cila ka ekskluvitetin e shitjes thotë se në vitin 2016, Donald Trump, fitoi zgjedhjet presidenciale ndaj Hillary Clinton dhe u bë Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
Ai është tani, përsëri, në rrugën e fushatës në një përpjekje për të fituar zgjedhjet në 2024 për t’u bërë vetëm personi i dytë në historinë amerikane,  që shërben dy mandate jo të njëpasnjëshme në Zyrën Ovale. 
Megjithatë, më 13 korrik 2024, një ngjarje tragjike tronditi kombin amerikan pasi u bë një atentat ndaj jetës së Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara Donald J. Trump në një tubim në Butler, PA.
Kjo datë është bërë e njohur si “Dita kur Zoti ndërhyri”.  
Donald J. Trump “Fight Fight Fight” është skulptura që shitet për 59,99 dollarë. Kjo skulpturë 9.3/4 inç e lartë,  është prej bronxi dhe është e vendosur mbi një bazament dru pishe,  i lyer me rrëshirë e derdhur me përpikëri. 
Ajo  është e punuar e gjitha me dorë dhe përshkruan momentin e menjëhershëm pasi u qëllua mbi Presidentin Trump. 
Trumpi është në këmbë i mbrojtur me trupat e rojve të sigurisë,  ndërsa ai ngre lartë grushtin e tij duke u thënë mbështetësve të tij “Luftoni, luftoni, luftoni”. Në ndërkohë si një sfond i skulpturës, është një shtizë dhe flamuri tre ngjyrësh amerikan të cilat janë shfaqur duke sjellë në jetë imazhin ikonik që bota ka parë më 13 korrik 2024, në tubimin në Butler, Pannsyllvenia.
I gjithë prezantimi i kësaj skulpture është kapur në një pllakë metali të zezë gëdhendur me shkronja të arta ku në pjesën e përparme shkruhet :  “Luftoni Luftoni Luftoni” dhe në anën e pasme “Dita kur Zoti ndërhyri” me “13 korrik 2024”.
Atentati ndaj zotit Trump  shkaktoi një valë reagimesh në të gjithë SHBA  në mbështetje të Presidentit Donald J. Trump.
Nga që ka shumë votues të Presidentit Donald J. Trump, shtypi amerikan thotë se parashikohet që të ketë kërkesa të madhe për këtë skulpturë. 
Skulptura të ngjashme me Presidentët amerikanjanë bërë  një pjesë të historisë! Ashtu si vrasja presidenciale e Presidentit Kennedy dhe atentati ndaj jetës së Presidentit Reagan janë bërë, pjesë e librave të historisë.
Andaj ky moment  (më 13 korrik 2024) tubimi në Butler, Pannsyllvenia, patjetër do të jetë përgjithmonë pjesë e historisë presidenciale së SHBA./Bota sot/
Burimi