Diga dymijë vjeçare romake shpëtoi qytetin spanjoll nga përmbytja e madhe

Diga dymijë vjeçare romake shpëtoi qytetin spanjoll nga përmbytja e madhe

Një nga videot më interesante lidhur me përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë vjen nga një komunë në rajonin e Aragonit.

Siç shkruajnë mediat spanjolle, duke raportuar nga Iberia, diga në komunën e Almonacid de la Kuba i rezistoi një rritjeje të madhe të kapaciteteve të ujit.

Ajo raportohet se u ndërtua rreth 2000 vjet më parë nga perandori romak Augustus.

Diga ndodhet në lumin Aguasvivas dhe është 34 metra e lartë. Në fakt, kjo e bën atë më të lartën nga të gjitha digat romake që gjenden në botë.

Qeveria spanjolle ka bërë të ditur se deri më tani kanë vdekur të paktën 140 persona gjersa qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Ndryshe, në vitin 2019 si pasojë e përmbytjeve, dëmet në rajon arritën deri në 425 milionë euro gjersa ka shumë gjasa që shifra ta kalojë shumë atë shumë. 
 

 

Almonacid de la Cuba aliviando lo bestia. https://t.co/WskiMiZWQe pic.twitter.com/L7Y5yrs2iF
— Isaac Moreno Gallo (@imorenogallo) October 30, 2024

 
Burimi