Cilat janë ushqimet që e luftojnë inflamacionin dhe ato që e nxisin
Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj në organizëm.Qëllimi I këtij procesi është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer.
Enjtja dhe skuqja e zonës së lënduar janë shenjat kryesore se në organizëm ka një inflamacion. Kjo tregon se rruazat e bardha po luftojnë për të përshpejtuar shërimin. E njëjta gjë ndodh edhe kur në trup ka ndonjë infeksion, toksinë apo lëndë të huaj.
Ai mund të nxitet si pasojë e ekspozimit ndaj toksinave por edhe stresit, obezitetit dhe çrregullimeve autoimunitare. Në raste të tilla, procesi i shërimit nuk shkon normalisht por inflamacioni qëndron aktiv duke i hapur rrugën sëmundjeve të zemrës, artritit, depresionit, sëmundjes së Alzheimerit, madje edhe kancerit.
Dy kategoritë e inflamacionit
Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut.
Inflamacioni akut është përgjigjia fillestare e trupit ndaj një lënde të dëmshme ose lëndimi, ndërsa inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten.
Ushqimet më të mira kundër inflamacionit
Studiues të ndryshëm kanë identifikuar ushqimet e mëposhtme për potencialin e lartë kundër inflamacionit.
Bëhet fjalë për:
Frutat dhe perimet (6 racione në ditë)Çarjat bimorë (3 filxhanë në ditë)Kafeja (2 filxhanë në ditë)Buka me drithë të plotë (2 feta në ditë)Musli (më pak se një racion në ditë)Djathi me pak yndyrë (një racion në ditë)Vaji i ulliritÇokollata (një racion)
Ushqimet që nxisin inflamacionin
Studimet thonë se pavarësisht racioneve, ushqimet e mëposhtme kanë tendencën të nxisin inflamacionin në organizëm:
Mishi i kuq i përpunuar
Patatinat
Pijet industriale
Yndyrnat e përpunuara
Ëmbëlsirat industriale.
Burimi