Christopher Wray jep dorëheqjen nga kreu i FBI
Drejtori aktual i FBI-së Christopher Wray ka vendosur të japë dorëheqjen përpara se Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar 2025 si president i SHBA.
Konfliktet me presidentin e zgjedhur të SHBA vijnë që nga viti 2022, kur FBI bastisi rezidencën e Trump për të marrë dokumente të klasifikuara. Këto dokumente e nxorrën Trumpin në gjyq në vitin 2023.
Wray ka qenë një republikan ku u emërua nga vetë Trump në vitin 2017 në krye të FBI-së dhe parashikoheshe që mandati i tij të përfundonte në vitin 2027.
“Pas disa javësh mendime, kam vendosur që gjëja e duhur për zyrën është të shërbejë deri në janar dhe më pas të largohem qëllimi im është të qëndroj i fokusuar në misionin tim dhe të bëj punën time të nevojshme në emër të popullit amerikan sipas mendimit tim kjo është gjithashtu mënyra më e mirë për të shmangur tërheqjen e FBI-së në polemika duke forcuar vlerat dhe parimet që janë kaq të rëndësishme për mënyrën se si ne e bëjmë punën tonë” tha Wray.
Burimi