Çdo gjë me volum të ulët, në këtë vend evropian është e ndaluar me ligj që të bësh zhurmë të dielën

Çdo gjë me volum të ulët, në këtë vend evropian është e ndaluar me ligj që të bësh zhurmë të dielën

Një vend i Evropës Qendrore ka ligje që synojnë të rregullojnë ndotjen akustike të cilat kërkojnë të jenë veçanërisht të vëmendshme ndaj zhurmës së bërë të dielave.

Ruhezeit, ose “orët e qetësisë”, janë koha kur anëtarët e publikut duhet ta “qepin gojën” dhe t’u japin të gjithëve pak qetësi.

Orët e qeta në Gjermani gjatë javës dhe të shtunave janë zakonisht midis orës 22:00 dhe 6:00 të mëngjesit, por për të dielat dhe për festat publike është e detyrueshme për të gjithë ditën.

Pra, çfarë saktësisht do të thotë për këdo që planifikon të ndezë muzikën?

Banorët këshillohen që, gjatë orëve të qeta, të mbajnë bisedat në kopshtet e tyre ose në ballkone me “një volum të ulët”, po ashtu me çdo muzikë.

Ka disa përjashtime. Kushdo që dëshiron të organizojë një festë gjatë periudhave të orëve të qeta, këshillohet të vendosë një shënim tek fqinjët e tyre disa ditë përpara, ose më mirë akoma t’i ftojë ata.
Burimi