Britanikët të zhgënjyer nga rritja ekonomike

Britanikët të zhgënjyer nga rritja ekonomike

Ekonomia e Britanisë së Madhe tkurr për të dytin muaj radhazi në tetor ndërsa shqetësimet rreth buxhetit vazhduan të rëndojnë besimin e qytetarëve.
Pavarësisht pritshmërive se pas rënies në muajin shtator do të kthehej në rritje, shifrat zyrtare treguan rënie prej 0.1% për këtë muaj.

Zyrat për statistikat kombëtare britanike “ONS” tha se aktiviteti kishte ngecur ose rënë në sektorët e shërbimit. Baret dhe restorantet raportuan një muaj të dobët.
Kancelarja britanike Rachel Reeves deklaroi se shifrat ishin zhgënjyese por shtoi se janë vendosur politika për një plan afatgjat me synim rritjen ekonomike.

Banka e Anglisë ka ulur dy herë normat e interesit këtë vit por me shifrën aktuale 4.75% ato janë ende të larta. Banka do të mbilidhet javën e ardhshme për vendimin e fundit të normës së interesit të vitit 2024.

 
Ekonomistët shprehen optimistë për këtë rezultat, pasi duke e krahasuar me tetorin kjo është një vlerësim fillestar i rritjes ekonomike.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente