Britani, deputetët votojnë pro eutanazisë për të sëmurët terminalë
Deputetët britanikë kanë votuar në favor të një projekligji që i hap rrugë eutanazisë, në rastet e pacientëve terminalë, pra që këta pacientë të vendosin vetë për ndarjen e tyre nga jeta.
Nisma kontroverse u mbështet nga shumica e deputetëve dhe 330 prej tyre votuan pro, ndërsa 275 kundër. Shumica e laburistëve votuan pro, ndërsa shumica e konservatorëve e refuzuan.
Projekligji tashmë ka kalur fazën e parë dhe do të duhen muaj deri në finalizimin për t’u kthyer në ligj.
Eutanazia në rastin e pacientëve terminalë ka qenë gjithmonë një temë mjaft kontroverse, pasi nga njëra anë i jep mundësinë të sëmurëve në fazën e fundit dhe që janë në dhimbje, të zgjedhin me dinjitet momentin kur do të largohet nga jeta, por kritikën shohin edhe rreziqe, në rastet kur këta pacientë vihen nën presion për të marrë një vendim të tillë.
Votimi i sotëm është historik për Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që disa vende europiane e kanë legalizuar eutanazinë, disa për të gjithë qytetarët dhe të tjerë për kategori si të sëmurët terminalë.
Burimi