Breshëri sulmesh terroriste në Kaukaz, vriten gjashtë policë dhe një prift

Breshëri sulmesh terroriste në Kaukaz, vriten gjashtë policë dhe një prift

Persona të armatosur filluan sot një seri sulmesh ndaj kishave ortodokse dhe një sinagoge në Republikën e Dagestanit në Kaukazin rus, duke vrarë një prift dhe gjashtë oficerë policie , thanë Komisioni kundër Terrorizmit i Rusisë dhe policia.
Sulmet ndodhën në Makhachkala , kryeqyteti i Republikës së Dagestanit dhe në qytetin bregdetar Derbent .
Komiteti Hetues i Rusisë tha se kishte hapur një hetim penal për “akte terroriste”, pa dhënë detaje të mëtejshme.Në Derbend shkëmbimi i zjarrit vijon deri në këtë orë. Helikopterët e policisë po fluturojnë vazhdimisht mbi qytet dhe autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë larg rrugëve.
Raportet tregojnë se sulmuesit kanë ikur në një ndërtesë dhe forcat e policisë po planifikojnë të ndërhyjnë.
Dagestani, një subjekt federal i Federatës Ruse, është një rajon me shumicë myslimane. Rajoni kufizohet me Çeçeninë dhe është gjithashtu afër Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit.
“Sot pasdite, në qytetet Derbent dhe Makhachkala, persona të armatosur sulmuan dy kisha ortodokse, një sinagogë dhe një postbllok policie”, njoftoi Komiteti Rus Anti-Terrorizëm, sipas agjencisë së lajmeve Ria-Novosti.
“Sipas raporteve fillestare, një prift i Kishës Ortodokse Ruse dhe oficerë policie u vranë gjatë këtyre sulmeve terroriste”, thuhet në deklaratë.
Gjithsej gjashtë policë u vranë dhe 12 u plagosën në sulmet, tha zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Dagestanit, Gayana Garieva.
Prifti, 66 vjeç, u vra në Derbent, tha ai.
Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë sinagogën në Derbent të përfshirë nga flakët.
Kryetari i Këshillit të Komuniteteve Hebraike të Federatës Ruse, Baruch Gorin, tha në Telegram se “sinagoga në Derbent është përfshirë nga flakët”.
“Është e pamundur të shuhet zjarri. Dy persona u vranë: një polic dhe një roje sigurie”, shtoi ai.
Ai gjithashtu theksoi se “sinagogës në Makhachkala iu vu zjarri dhe u dogj”.
Udhëheqësi i Dagestanit, Sergej Melikov, shkroi në Telegram: “sonte në Derbent dhe Makhachkala, njerëz të panjohur u përpoqën të destabilizojnë shoqërinë”.
Video të tjera të postuara në rrjetet sociale tregojnë shkëmbimin e të shtënave jashtë sinagogës në Derbent .
Tre sulmues kanë zbritur nga makinat me të cilat kanë qenë dhe kanë hapur zjarr ndaj policëve të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi të madhe. 
Dy nga sulmuesit u qëlluan për vdekje, raportoi Baza Telegram
Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan edhe në kryeqytetin e Republikës së Dagestanit, Makhachkala. Mediat lokale raportojnë se personat e armatosur po mbajnë pengje në kishën ortodokse.
Ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet kompetente.  
Burimi