Blinken paralajmëron Izraelin për krizën humanitare në Gaza: Duhet bërë shumë më tepër

Blinken paralajmëron Izraelin për krizën humanitare në Gaza: Duhet bërë shumë më tepër

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha udhëheqësve izraelite se “duhet bërë shumë më tepër” për krizën humanitare në Gaza, duke paralajmëruar me pasoja të mundshme nëse nuk ndërmerren këto veprime.
Të martën, Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, ministrin e Çështjeve Strategjike Ron Dermer dhe zyrtarë të lartë ushtarakë në një seri takimesh në Jerusalem dhe Tel Aviv. Takimet janë pjesë e një turneu rajonal që Uashingtoni e sheh si një shans për të “ringjallur” diplomacinë pas vrasjes nga Izraeli të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar në Gaza javën e kaluar.
Paralajmërimi i Blinken për ndihmën humanitare vjen pas letrës së tij të dërguar javën e kaluar, të bashkë-nënshkruar nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, i cili i dha qeverisë izraelite 30 ditë për të rritur ndihmat në Rripin verior të Gazës ose rrezikon të ndërpritet njëfarë ndihme ushtarake.
“Ka pasur një bisedë të zgjeruar për këtë,” tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit. “Hapat që janë ndërmarrë deri më tani nuk kanë qenë të mjaftueshëm dhe ne e bëmë të qartë sot, se duhet të shohim më shumë. Ne kemi parë një përparim fillestar. Ne dëgjuam më shumë nga ministri Gallant në detaje për… hapat që ai po mbikëqyr për t’iu përgjigjur, por… si me kryeministrin, ministrin Dermer ashtu edhe me ministrin Gallant, kjo ishte një pjesë qendrore e diskutimit”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.
Blinken gjithashtu i bëri presion udhëheqjes izraelite mbi raportet se ushtria e saj ka zbatuar të ashtuquajturin “plan të gjeneralëve” në Gazën veriore – një taktikë e përshkruar si zhvendosje masive të civilëve, një taktikë dorëzimi ose urie.
Burimi