Blinken mbërrin në Bruksel për të biseduar mbështetjen ndaj Ukrainës me liderët europianë

Blinken mbërrin në Bruksel për të biseduar mbështetjen ndaj Ukrainës me liderët europianë

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërrin në Bruksel sot për bisedime urgjente me evropianët që synojnë përshpejtimin e shpërndarjes së ndihmës në Ukrainë përpara mbërritjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Kreu i diplomacisë amerikane do të takohet nesër me zyrtarë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian “për të diskutuar çështjen e mbështetjes së Ukrainës përballë agresionit rus”, tha në një deklaratë zëdhënësi i tij Matthew Miller.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte i bëri thirrje sot Perëndimit “të bëjë më shumë për të lejuar Ukrainën të luftojë”.

Mbështetja e vazhdueshme e Uashingtonit për Ukrainën është e sigurt se do të rrezikohet kur presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të vendoset në Shtëpinë e Bardhë. Si Kievi ashtu edhe shumë vende evropiane kanë shprehur shqetësimet e tyre për këtë çështje, ndërsa vetë Trump tashmë ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Burimi