Bie miti i 10,000 hapave në ditë / ja sa duhet të ecni për një shëndet të sigurtë
Një studim i ri shkencor zbuloi se njeriut i duhen vetëm 3,143 hapa në ditë, për t’u mbrojtur nga vdekja e hershme kundrejt 7,000 dhe 9,000.
Ideja për 10,000 hapa në ditë u hodh në vitin 1965 në Japoni. Manpo-kei, një hapatamor numëronte deri në dhjetë mijë hapa në ditë të barabarta me 8 km ecje.
Në këto 6 dekada disa shkencëtarë janë përpjekur të testojnë efektivitetin e 10,000 hapave për uljen e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme dhe parandalimin e vdekjes së parakohshme.
Studimit i vitit 2019 zbuloi se gratë e moshuara që bënin 4400 hapa në ditë, kishin një rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme krahasuar me ato që bënin vetëm 2700 hapa në ditë.
Studimi i vitit 2022 zbuloi se rreth 7000 hapa në ditë mund t’i ndihmonin njerëzit mbi 60 vjeç të jetojnë më gjatë.
Studimi i fundit në shkallë më të gjerë tregoi se të moshuarit nën moshën 70 vjeç, mund të gëzojnë përfitime të rëndësishme shëndetësore nga vetëm 4000 hapa në ditë.
Mungesa e ecjes ose aktiviteti fizik të mjaftueshëm mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës, obezitetit, diabetit, goditjes në tru, kancereve të caktuara dhe sëmundjeve të tjera kronike. Syri.net-iefimerida
Burimi