Biden: Me vdekjen e Sinwar, ditë e mirë për botën! Mundësi për t’i dhënë fund kësaj lufte

Biden: Me vdekjen e Sinwar, ditë e mirë për botën! Mundësi për t’i dhënë fund kësaj lufte

Vdekja e Sinwar përfaqëson një “ditë të bukur” për Izraelin, Shtetet e Bashkuara dhe botën. Kështu shpreshet presidenti amerikan, Joe Biden, përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, pas konfimrimit nga autoridtetet izrakleite të vrasjes së udhëheqësit të Hamas.
Sipas zyrës ovale të presidentit Biden, dita e sotme dëshmon edhe një herë se asnjë terrorist në asnjë vend të botës nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë, pavarësisht sa kohë duhet.
‘Për miqtë e mi izraelitë, kjo është pa dyshim një ditë lehtësimi dhe kujtimi, e ngjashme me skenat e dëshmuara në të gjithë Shtetet e Bashkuara pasi Presidenti Obama urdhëroi bastisjen për të vrarë Osama Bin Laden në vitin 2011’, thuhet në deklaratën e presidentit Biden.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vënë theksin sërish të pasja e të drejtës nga ana e Izraelit për të  eliminuar udhëheqjen dhe strukturën ushtarake të Hamasit.
‘Hamasi nuk është më në gjendje të kryejë një 7 tetor tjetër’, thuhet më tej.
Biden ka paralajmëruar një bisedë me kryeministrin Netanyahu dhe liderë të tjerë izraelitë për të diskutuar rrugën për sjelljen e pengjeve në shtëpi te familjet e tyre dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte një herë e përgjithmonë, e cila sipas tij, u ka shkaktuar kaq shumë shkatërrim njerëzve të pafajshëm.  
‘Tani ekziston mundësia për një “ditë pas” në Gaza pa Hamasin në pushtet dhe për një zgjidhje politike që ofron një të ardhme më të mirë për izraelitët dhe palestinezët. Jahja Sinwar ishte një pengesë e pakapërcyeshme për arritjen e të gjitha atyre qëllimeve. Ajo pengesë nuk ekziston më. Por shumë punë mbetet para nesh’.
Burimi