Bëri 5 vite burg për publikimin e sekreteve ushtarake të SHBA-së, themeluesi i Wikileaks, Julian Assange do bëjë deklaratat e para publike

Bëri 5 vite burg për publikimin e sekreteve ushtarake të SHBA-së, themeluesi i Wikileaks, Julian Assange do bëjë deklaratat e para publike

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, do të bëjë deklaratat e tij të para publike që kur u lirua nga burgu, pasi  do t’i drejtohet Këshillit të Evropës të martën.
Assange, 53 vjeç, pritet të japë dëshmi në komisionin e çështjeve ligjore dhe të të drejtave të njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, Francë, raporton AP.
Asambleja Parlamentare, e cila përfshin parlamentarë nga 46 vende evropiane, tha se seanca dëgjimore do të diskutojë ndalimin dhe dënimin e Assange “dhe efektin e tyre drithërues mbi të drejtat e njeriut” përpara një debati mbi këtë temë të mërkurën.
WikiLeaks tha në një deklaratë se Assange do të marrë pjesë personalisht në seancën dëgjimore “për shkak të natyrës së jashtëzakonshme të ftesës”.
Assange u lirua në qershor pas pesë vitesh në një burg britanik pasi u deklarua fajtor për marrjen dhe publikimin e sekreteve ushtarake të SHBA-së në një marrëveshje me prokurorët e Departamentit të Drejtësisë që përfundoi një sagë ligjore të zgjatur.
Burimi