Balena gjendet e ngordhur në Norvegji, dyshohej se përdorej për spiunazh nga Rusia

Balena gjendet e ngordhur në Norvegji, dyshohej se përdorej për spiunazh nga Rusia

Një balenë që dyshohej se përdorej për spiunazh nga Rusia u gjet e ngordhur në Norvegji. Balena e ngordhur, e cila nuk kishte shenja të jashtme dëmtimi, u gjet nga një peshkatarë babë e bir të shtunën dhe trupi i saj u ngrit me një vinç dhe u dërgua në një port aty pranë ku do të hetohet shkaku i vdekjes.
Balena u pa për herë të parë në Norvegji pranë ujërave ruse në prill 2019 e veshur me një rrip me një kamerë të vogël të bashkangjitur dhe një kapëse ku shkruhej “Pajisjet e Shën Petersburgut”, duke nxitur thashethemet se mund të jetë një spiun rus, raportoi AP.
Balena peshonte një ton e 225 kilogramë dhe ishte e gjatë 4.2 metra.
Ekspertët thonë se marina ruse dihet se ka trajnuar balena për qëllime ushtarake.
Me kalimin e viteve, balena beluga është parë në disa qytete bregdetare norvegjeze dhe shpejt u bë e qartë se ajo ishte shumë e zbutur dhe kënaqet duke luajtur me njerëzit, sipas NRK.
Burimi