Avioni përplaset me pemën, dy të plagosur

Avioni përplaset me pemën, dy të plagosur

Një avion me një motor është ulur me përplasje mbrëmë pranë aeroportit Fullerton në Kaliforni, duke u ndaluar vetëm nga një pemë në rrugë, çka la të plagosur dy pasagjerët e tij.

Aksidenti çuditshëm ndodhi në anën lindore të aeroportit të Los Angeles rreth gjysmë kilometri larg pistës ku duhet të ulej.

Avioni vogël i tipit Mooney M20, i vitit 1969, kishte dhënë një sinjal problemesh gjatë uljes por arsyeja e saktë e përplasjes nuk dihet.

Mjeti u ul fillimisht në rrugë dhe më pas u përplas me pemën çka i shkaktoi mjetit dëme të rënda dhe rrjedhimisht plagosjen e pilotit dhe pasagjerit që ndodheshin brenda.

Zjarrfikësit që erdhën në vendngjarje nxorrën dy njerëzit nga rrënoja dhe i transportuan në qendrën mjekësore UCI Medical me plagë të lehta.

Zyrtarët thanë se plagët e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën.

Shkaqet e përplasjes mbeten nën hetim nga autoritetet vendore. Këto të fundit thanë se do të japin dhe të dhëna mbi gjendjen e dy të plagosurve dhe identitetet e tyre.
Burimi