Avioni bën ulje emergjente në Kanada pas alarmit të rremë për bombë

Avioni bën ulje emergjente në Kanada pas alarmit të rremë për bombë

Një alarm i rremë për bombë ka detyruar një aeroplan të Air India të bëjë një ulje emergjente në veri të Kanadasë. Fluturimi, i cili lidhte Nju Delhin me Çikago, u ul në aeroportin në Iqaluit, qyteti më i madh i Kanadasë në pjesën më veriore, si një masë paraprake pasi u vu në shënjestër nga një kërcënim sigurie, i cili u publikua në internet. Air India dhe linjat e tjera ajrore indiane kanë qenë viktima të një numri të caktuar kërcënimesh në ditët e fundit.
“Të gjitha ishin mashtrime, por si një transportues ajror i përgjegjshëm, të gjitha kërcënimet merren seriozisht,” theksoi Air India.
Mashtrime të ngjashme u kryen në dy fluturime të transportuesit indian me kosto të ulët IndiGo, të cilat do të niseshin për në Jeddah të Arabisë Saudite dhe dy për në Muscat, kryeqyteti i Omanit. Në fillim të shtatorit, linja ajrore indiane Vistara kishte raportuar në rrjetet sociale X se një nga fluturimet e saj Mumbai-Frankfurt kishte bërë një ulje emergjente në Turqi për shkak të një alarmi për bombë, i cili doli të ishte i rremë.
Burimi