Australia ul pragun e përgjegjësisë penale, shpërthejnë protestat
Fëmijët deri në 10 vjeç së shpejti do të burgosen në Territorin Verior të Australisë, në rast se do të kryejnë shkelje. Ligji është miratuar në parlament dhe pritet të hyjë në fuqi së shpejti, por organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë kërkuar në mënyrë urgjente tërheqjen e tij.
Qeveria e Territorit verior të Australisë ka marrë një vendim drastik, për dënimin me burg të të miturve duke nisur nga mosha 10 vjec.
Sipas partisë në pushtet, partia Liberale, kjo formë shërben për të ulur nivelin e krimit nga ana e të rinjve.
“Ne e kemi këtë detyrim ndaj fëmijës që është zhgënjyer në një sërë mënyrash, për një periudhë të gjatë kohore. Dhe ne kemi një detyrim ndaj njerëzve që thjesht duan të jenë të sigurt, njerëzve që nuk duan të jetojnë më me frikë”, deklaroi kryeministrja parlament të enjten.
Mjekët, organizatat e të drejtave të njeriut dhe opozita, reaguan menjëherë duke e kundërshtuar vendimin.
Edhe kërkimet nga studiuesit ndër vite, mbështesin teorinë se burgosja e fëmijëve i bën ata më të prirur të kryejnë një vepër penale, si dhe ndikon negativisht në sistemin e tyre shëndetësor e mendor.
“Ne e dimë – sepse të gjitha provat na e tregojnë këtë – se sa më herët që një fëmijë të hyjë në kontakt me sistemin e drejtësisë penale, aq më e gjatë ka të ngjarë të jetë përfshirja e tyre në krim. Ne duam të shohim që fëmijët të mbajnë përgjegjësi për sjelljen e keqe, por më pas të mbështeten për të ecur në një rrugë më të mire”, tha ajo.
Ligji pritet do të hyjë në fuqi në ditët e ardhshme, ndërsa para parlamentit qindra protestues u mblodhën për të kërkuar tërheqjen e ligjit të ashpër.
Territori verior i Australisë është shteti i vetëm në botë që ka ulur pragun e përgjegjësisë penale në moshën 10 vjeç.
Burimi