Australia kufizon shitjen e cigareve elektronike vetëm në farmaci

Australia kufizon shitjen e cigareve elektronike vetëm në farmaci

Australia po përgatitet të ndalojë shitjen e cigareve elektronike jashtë farmacive që nga java e ardhshme.
Sipas ABC News, Australia do të jetë vendi i parë që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike jashtë farmacive.
Qeveria australiane është përpjekur të zbusë ligjin e saj më gjithëpërfshirës të ndalimit të cigareve elektronike për të fituar mbështetjen e Partisë së Gjelbër në Senat.
Në projektligjin e ri, i cili planifikohet të zbatohet nga java e ardhshme, shitja e cigareve elektronike do të lejohet vetëm në farmaci.
Sipas projektligjit të ri, i cili do të mbështetet nga Partia e Gjelbër, të rriturit do të mund të blejnë cigare elektronike në farmacitë ndërsa ata nën moshën 18-vjeç do të mund të blejnë cigare elektronike vetëm me recetë të mjekut.
– “Nëse nuk merren masa, do të krijohet një gjeneratë e varur nga nikotina”
Ministri australian i Shëndetësisë, Mark Butler deklaroi se qëllimi i projekt-ligjit është ta kthejë përdorimin e cigareve elektronike në “një produkt që ndihmon në lënien e zakonit të pirjes së duhanit”.
Ai tha se kufizimi duhet të ishte bërë 5 vjet më parë. “Këto ligje mbrojnë të rinjtë australianë dhe komunitetin e gjerë nga dëmet e cigareve elektronike rekreative ndërsa sigurojnë që ata që kanë vërtet nevojë për akses në një cigare elektronike për të lënë duhanin mund ta marrin në farmacitë e tyre lokale”, tha Butler.
Qeveria paralajmëron se do të vjen një brez i varur nga nikotina nëse nuk merren masa urgjente ndërsa do të sigurohen fonde shtesë për të mbështetur të rinjtë që të heqin dorë nga cigaret elektronike.
Burimi