![Arrestohet një person i armatosur në Kapitol, autoritetet japin detaje](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/11/arrestohet-nje-person-i-armatosur-ne-kapitol-autoritetet-japin-detaje_672a769f91b27.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Arrestohet një person i armatosur në Kapitol, autoritetet japin detaje
Një burrë i armatosur u arrestua të martën në Qendrën e Vizitorëve të Kapitolit të SHBA-së, Uashington.
“Ai mbante erë si karburant, kishte një pishtar dhe një armë zjarri”, tha Policia e Kapitolit të SHBA.
I arrestuari, sipas mediave ndërkombëtare, po kalonte një kontroll normal të sigurisë dhe oficerët panë armën e zjarrit dhe pishtarin. Burri kishte gjithashtu dy shishe, të cilat kur USCP i hapi, mbanin erë benzene.
Ai kishte edhe një fletore me vete, teksa u vu menjëherë në pranga. Zyrtarët e zbatimit të ligjit thonë se ai u tha oficerëve se donte të shkonte në Kongres.
“Oficerët tanë sapo arrestuan një burrë që u ndalua gjatë procesit tonë të shqyrtimit në Qendrën e Vizitorëve të Kapitolit (CVC). Burri mbante erë karburanti, kishte një pishtar dhe një armë zjarri, “tha USCP në një deklaratë.
Qendra e Vizitorëve të Kapitolit do të jetë e mbyllur gjatë gjithë ditës.
Burimi