Arrestohet i dyshuari që ngriti Amerikën në këmbë me kërcënimin se do vriste Trump

Arrestohet i dyshuari që ngriti Amerikën në këmbë me kërcënimin se do vriste Trump

Njeriu që dyshohet se kërcënoi se do të vriste ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe që më pas mbeti i pagjurmueshëm është arrestuar.
Ai që përfundoi në pranga ishte 66-vjeçari Ronald Lee Syrvud , i dënuar për krime seksuale. Ai kishte kërcënuar se do të qëllonte Trump përpara tubimit të tij të planifikuar në Arizona.
Donald Trump aktualisht është duke vizituar Sierra Vista në Cochise County pranë kufirit meksikan. Kërcënimi erdhi më shumë se një muaj pasi kandidati republikan u qëllua në vesh gjatë një mitingu në Pensilvani, më 13 korrik.
Syvrud dyshohet se kërcënoi se do ta vriste Trumpin në disa postime në mediat sociale gjatë dy javëve të fundit, sipas oficeres e informacionit publik të Qarkut Cochise.
66-vjeçari kërkohej me disa urdhër-arreste të pazgjidhura që rrjedhin nga akuzat për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, vrasje në tentativë dhe abuzues seksual.
Burimi