
Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë veprime të menjëhershme për sulmin në Izrael dhe të dënojë Iranin
👁2101
Ajo i bën thirrje OKB-së që të dënojë Iranin për sulmin dhe të imponojë pasoja të rënda për sulmin me raketa balistike.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka zhvilluar mbledhje të menjëhershme lidhur me sulmet e mbrëmjes së djeshme të Iranit ndaj Izraelit.
Ambasadorja amerikane në OKB e quan sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit një përshkallëzim të rëndësishëm të tensioneve aktuale në Lindjen e Mesme.
Linda Thomas-Greenfield tha gjatë fjalës së saj se Këshilli duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme. Ajo i bën thirrje OKB-së që të dënojë Iranin për sulmin dhe të imponojë pasoja të rënda për sulmin me raketa balistike.
Burimi