Alkooli shkaku i tretë i 7 kancerëve të ndryshëm, ja si po e alarmojnë mjekët në SHBA
Vivek Murthy, kirurgu i përgjithshëm në SHBA, në një deklaratë sot u shpreh se pijet alkoolike duhet të etiketohen për të paralajmëruar konsumatorët për rreziqet e kancerit.
Murthy thekson se konsumimi i pijeve alkoolike, rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, kancerit të zorrës së trashë, kancerit të mëlçisë dhe formave të tjera të kancerit.
Ai gjithashtu bëri thirrje për një rivlerësim të udhëzimeve të kufirit të alkoolit në mënyrë që njerëzit të mund të peshojnë rrezikun e kancerit dhe të jenë në djeni se sa duhet të pinë, së bashku me paralajmërimet aktuale për defektet e lindjes dhe dëmtimin e drejtimit.
“Konsumimi i alkoolit është shkaku i tretë kryesor i kancerit të parandalueshëm në SHBA, pas pirjes së duhanit dhe obezitetit , duke rritur rrezikun e të paktën shtatë llojeve të kancerit,” tha zyra e Murthy në një deklaratë që shoqëronte raportin e ri.
Sipas këtij raporti, konsumimi i alkoolit është përgjegjës për 100,000 raste të kancerit në SHBA dhe 20,000 vdekje nga kanceri çdo vit, më shumë se 13,500 vdekjet nga aksidentet e trafikut, persona të cilët janë në gjendje të dehur.
Pijet alkoolike në SHBA aktualisht mbajnë një etiketë paralajmëruese për shëndetin, që këshillon gratë shtatzëna kundër konsumimit të tyre. Ata gjithashtu raportojnë se pirja e alkoolit, ndikon në aftësinë e një personi për të drejtuar makinën ose për të përdorur një makiner. Syri.net- iefimerida