Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e tij

Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e tij

Një incident u njoftua pasditen e kësaj të shtune në polici në Paris. Sipas informacioneve nga mediat franceze, një burrë që besohet të jetë pronari i restorantit po mban peng punëtorët.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka kërkuar që askush të mos afrohet derisa të përfundojnë negociatat me burrin, i cili nuk pranon të flasë me efektivët.

Nuk dihet nëse burri është i armatosur. Restoranti në fjalë ndodhet në lagjen e 15-të të qytetit dhe më konkretisht në zonën Issy-les-Moulineaux.

 Sipas mediave franceze, banorëve të zonës u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa qarkullimi është ndalur dhe policia ka rrethuar rrethin.

 
Burimi