500 ushtarë shtesë për përmbytjet në Valencia, kritika të ashpra për qeverinë
Rreth 500 ushtarë shtesë janë dërguar në rajonin e Valencias, teksa banorët kritikojnë autoritetet për reagimin e tyre ndaj përmbytjeve katastrofike atje. Afro 1700 ushtarë janë të angazhuar aktualisht në operacionet e kërkim shpëtimit në edhe pse shpresa për gjetjen e të mbijetuarve po zbehet. Prioritet mbetet edhe nxjerrja e ujit jashtë tuneleve nëntokësore dhe parkingjet e makinave, ku besohet se mund të jenë bllokuar njerëz. Autoritetet po përballen me kritikat lidhur me shpejtësinë e reagimit dhe mungesën e paralajmërimeve për përmbytjet.
Agjenciae mbrojtjes civile, e mbikëqyrur nga qeveria lokale, paralajmëroi në telefon qytetarët në dhe rreth rajonit të Valencias pas orës 20 lokale të së mërkurës, por në atë kohë uji kishte filluar të vërshonte në shumë zona, duke shkatërruar edhe disa banesa.
Qeveria federale në Madrid po përballet gjithashtu me kritika për faktin se nuk e mobilizoi më shpejt ushtrinë dhe që refuzoi ofertën e qeverisë franceze për të dërguar 200 zjarrfikës të ndihmonin me operacionet e kërkim-shpëtimit. Mbi 200 persona janë konfirmuar të vdekur, kryesisht brenda dhe rreth Valencias, por bilanci pritet të rritet me tej.
Reshjet e dendura që nisën të hënën shkaktuan përmbytje që shkatërruan ura dhe mbuluan qyteza me llucë, duke izoluar komunitete të tëra, e duke I lënë pa ujë, ushqim dhe elektricitet. Mijëra njerëz kanë udhëtuar në zonat rurale për të ndihmuar në operacionin e pastrimit. Paralajmërimet për mot të keq në veri-lindje dhe jug të Spanjës, pritet të mbeten në fuqi edhe përgjatë së dielës, ndërsa një paralajmërim tjetër u lëshua të shtunën për ishujt Baleare.
Burimi