4 vitaminat e nevojshme gjatë verës!
Përveç se një regjim ushqimor i shëndetshëm, disa vitamina specifike mund të jenë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës për një shëndet optimal, thonë ekspertët botërorë të shëndetit.
Vitamina ASiç është vërejtur nga shumë studime, vitamina A ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme. Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi gjatë verës. Kjo sepse ne priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë gjatë kësaj stine. Prandaj është thelbësore të përmirësoni dhe të kujdeseni për shëndetin e lëkurës. Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve marrin mjaftueshëm vitaminë A nga ushqimi, mungesa e saj është e rrallë. Sidoqoftë, nëse nuk merrni mjaftueshëm, mund të konsideroni marrjen e suplementeve të vitaminës A.
Vitamina CKjo vitaminë, është një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira. Ndër të tjera, vitamina C gjithashtu forcon sistemin imunitar, i cili mund të dobësohet si rezultat i udhëtimeve të shumta gjatë verës. Temperaturat jashtëzakonisht të ngrohta mund të shkaktojnë simptoma të ftohjes dhe gripit, të cilat më së miri shmangen me vitaminën C.
Burimi