SYRI I SPAK PO NGJALL PANIK NE BOTEN E KRIMIT
Byroja Kombëtare e Hetimit po ndërton një databazë të posaçme për të identifikuar grupet kriminale në Shqipëri, anëtarët e tyre, aktivitetet, lidhjet dhe pasuritë e dyshuara. Në qendër të kësaj nisme është Sektori i Analizës dhe Vlerësimit të Informacionit Kriminal, ku rreth 10 hetues po mbledhin dhe përpunojnë të dhëna nga institucionet shqiptare të sigurisë dhe ligjzbatimit, si dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Informacioni analizohet në bashkëpunim me prokurorët e SPAK-ut, ndërsa në fokus janë edhe të dhënat e siguruara nga komunikimet e enkriptuara, përfshirë platformat Sky ECC dhe EncroChat. Të dhënat për personat dhe grupet e dyshuara kriminale klasifikohen si sekret. Paralelisht, BKH po diskuton një riorganizim të kapaciteteve të saj, me forcimin e njësive të analizës dhe operacioneve. E para do të fokusohet te identifikimi...
Burimi:
ntv.al