Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Synohet forcimi i mbrojtjes ajrore/ NATO bie dakord për programin më të madh të armatimit që nga Lufta e Ftohtë
👁2261
Aleanca e Atlantikut të Veriut ka rënë dakord për nisjen e programit më të madh të riarmatimit që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, konfirmuan sot burime nga selia e NATO-s. Programi ambicioz synon një zgjerim të ndjeshëm të kapaciteteve të mbrojtjes dhe parandalimit të aleancës në vitet në vijim, si përgjigje ndaj kërcënimit të vazhdueshëm që paraqet Rusia. Në thelb të këtij plani qëndron përforcimi i mbrojtjes ajrore, zhvillimi i sistemeve të armëve me rreze të gjatë veprimi dhe rritja e forcave tokësore të lëvizshme. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se ky program është i ndërtuar...