Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
👁6655
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho do të bëjë të ditur të hënën emrat e lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 që do të luhen muajin e ardhshëm. Bëhet fjalë për sfidën kundër Serbisë më 7 qershor në Tiranë dhe ajo kundër Letonisë më 10 qershor në Riga. Të dyja janë përballje të rëndësishme për ecurinë e “kuqezinjve” në synimin për të debutuar në Kupën e Botës që do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada e Meksikë. Shqipëria ka 3 pikë pas 2 sfidave të para.