Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sveçla thotë se në veri është gjetur “një arsenal armësh”
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se gjatë bastisjeve të kryera në një fshat të Zveçanit, autoritetet kanë gjetur “një arsenal armësh”, që sipas tij, do të ishte i mjaftueshëm “për një njësit terrorist”. Sveçla tha se gjatë bastisjeve në Vallaq të Zveçanit, që sipas tij u kryen nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës – me monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it – u gjetën raketahedhës, granata dore, tonblonë si dhe armë e municione të llojeve të ndryshme. “Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që...