Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sveçla paralajmëron arrestimin e politikanit serb Arsenijeviç
Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të hënën se organet e rendit dhe drejtësisë janë në kërkim të politikanit serb të Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq, pasi policia gjeti armë në një pronë të tij në veri të vendit një ditë më parë. Duke folur para një seancë konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Sveçla tha për gazetarë se Arsenijeviq “do të ndalet në momentin që futet në territorin e Kosovës”. “Tri prona të tij dhe të familjes së tij janë bastisur dje. Ndër të tjera janë gjetur edhe pajisje për mining për kriptovaluta, që është shkelje doganore,...