Surprizë për policinë greke, pensionistit i gjenden mbi 170 armë, 15.500 fishekë dhe barut

Surprizë për policinë greke, pensionistit i gjenden mbi 170 armë, 15.500 fishekë dhe barut

Një arsenal gjigant ushtarak, të denjë për një betejë të armatosur, ka zbuluar policia greke në shtëpinë e një pensionisti të Forcave Ajrore helene. Mbi 170 armë dhe 15,500 fishekë u gjetën në shtëpinë e ish-oficerit, në zonën e Kiatos, pranë Korinthit. Në operacionin e kryer nga Drejtoria për Luftimin e Krimit u gjetën në posedim të pensionistit revolverë, pistoleta, mitralozë dhe pushkë, ndërsa kishte edhe 156 tyta, 45 doreza, 350 karikatorë dhe 110 mbrojtëse dore. Ushtari në pension kishte në posedim edhe thika luftarake, shpata, bajoneta dhe silenciatorë. Gjithashtu në papafingo e shtëpisë u gjet një punishte e pajisur...