Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Supremja vendos kufijtë – shkelja mund të çojë në ndjekje penale
Foto ilustruese PRISHTINË- Krizës së gjatë për formimin e institucioneve në Kosovë së fundmi iu shtua edhe një sfidë e re: vendimi i Gjykatës Supreme që e konsideron nxjerrjen e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë, si të kundërligjshme dhe shkelje të dispozitave kushtetuese. Vendimi i datës 15 korrik lidhet me shfuqizimin e udhëzimit administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve fiskale, të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati - i cili është edhe deputet - e që Gjykata Supreme e shpalli të paligjshëm. Ky aktgjykim u pasua me reagime të ashpra: Qeveria në detyrë e cilësoi si...