Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Supremja “shkarkon” Kurtin/ “Deputeti nuk mund të ushtrojë funksion ministri”, reagon LDK: Të veprojë Prokuroria
Gjykata Supreme në Kosovë ka konstatuar se deputetët nuk mund të ushtrojnë edhe funksione në Qeveri. Nga momenti i certifikimit të rezultatit zgjedhor, ministrat që kanë marrë post deputeti nuk mund të marrin vendime, ka konstatuar kjo Gjykatë. Mbi bazën e këtij interpretimi, ajo ka shfuqizuar udhëzimin administrativ për arkat fiskale të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, raporton mediumi “Koha” në Kosovë. “Për gjykatën ishte i pakontestueshëm fakti se nga certifikimi zyrtar i rezultateve të zgjedhjeve, më datë 27.3.2025, ministri i MFPT-së, Hekuran Murati, figuron si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas nenit 71...