Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Nuk janë ende aty ku duhet, por në krahasim me fillimin, ndryshimi është i madh. Në një sezon tepër të ekuilibruar të Superligës, Tirana arriti një tjetër fitore, duke lënë pas humbjen ndaj Egnatias kampione, e duke mundur një nga ekipet më të mirë të kampionatit deri tani. Teuta u mposht me rezultatin minimal 1-0 në “Selman Stërmasi”, ndërsa kryeqytetasit arritën fitoren e parë që nga 17 tetori, duke lënë pas serinë prej tri sfidash pa rezultat pozitiv. Rekordmenët e titujve luajtën fort ndaj një rivali të fortë, duke qenë më në fund në stadiumin e tyre pasi disa ndeshje shtëpiake I luajtën në Vorë, dhe kjo padyshim që ndikoi për keq. Në pjesën e parë, të dyja skuadrat patën raste dhe portierët bënë pritje,...