Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Superkupa e Italisë sërish në Arabinë Saudite, datat dhe çiftet gjysmëfinale
Superkupa e Italisë do të zhvillohet sërish në Arabinë Saudite, duke ndjekur për të tretin vit radhazi formatin me katër skuadra, i njohur si “Final Four”. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Ligës së Serie A, Ezio Maria Simonelli, në përfundim të asamblesë së fundit të zhvilluar në Itali. Ndeshjet janë planifikuar të luhen në muajin dhjetor, me gjysmëfinalet më 17 dhe 18 dhjetor, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 22 dhjetor. Ende nuk është përcaktuar zyrtarisht qyteti pritës, por gara është mes Riadit dhe Jeddah, me autoritetet saudite që do të marrin vendimin final. Ky edicion i...